Tardell: Ai dhe Allegri, “viktima” të gabimeve të klubeve

Futboll

Tardell: Ai dhe Allegri, “viktima” të gabimeve të klubeve

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:15
Marco Tardelli

Marco Tardelli, në faqet e “La Stampa”, ka eksploruar çështjen në lidhje me Massimiliano Allegri dhe Stefano Pioli, dy trajnerët e Juventusit dhe Milanit, që do të përballen mbrëmjen e sotme për vendin e dytë.

Të dy të suksesshëm, të dy të kritikuar. Tardelli pohon:

“Po flasim për dy trajnerë që kanë jetuar në konfuzion për shkak të shumë zgjedhjeve të këqija të bëra nga klubet e tyre. Massimiliano Allegri dhe Stefano Pioli, trajnerë fantastikë, që me shumë mundësi do t’ua lënë stolin të tjerëve”.

Pioli ia arriti qëllimit minimal, kualifikimit në Champions League e ardhshme. Aktualisht është i dyti në Serie A, por nuk ka dalë mirë në Europë. Sipas Tardellit, trajneri kuqezi është delegjitimuar nga Ibra: “Pjesëmarrja në kupa nuk ishte e shkëlqyer, nuk ishte e denjë për Milanin. Konfuzioni që krijoi klubi rreth ekipit ishte shkatërrues për trajnerin. “Tutori” Ibrahimovic me rolin që mori në Milanello e delegjitimoi Piolin”.

Për trajnerin e Juventusit: “Vetë Allegri, i cili mbërriti në momentin më të keq të klubit bardhezi, duhej ta merrte përsipër të gjithë punën. Skualifikime për doping, baste, dëmtime, pikë të zbritura, të gjitha rënduan në kurrizin e tij.

Pavarësisht kësaj, atij iu kërkua të kualifikohej në Champions Liga dhe po e bën atë.

Ai është gjithashtu në finalen e Kupës së Italisë. Një i frikësuar dhe i papërvojë do të kishte dështuar totalisht në një situatë të tillë. Ky moment i errët për Juventusin kishte nevojë për një toskan të patrembur, i cili do të përballej me kokëfortësi edhe me ato çështje që nuk lidheshin fare me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat