Guardiola falenderon Lukakun për Champions-in

Futboll

Guardiola falenderon Lukakun për Champions-in

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:35
Lukaku

Në konferencën ku prezantoi gjysmëfinalen e “Kupës FA” mes Sitit dhe Çelsit, Pep Guardiola ka habitur jo pak me deklaratën e bërë.

“Ne fituam Champions-in sepse Lukaku gaboi me portën e boshatisur duke goditur Edersonin në këmbë.

Të gjithë flisnin se sa i fortë është Sitit. Kundër Realit kemi tentuar gjithçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm.

Në këto nivele ndeshjet vendosen nga detajet”, shpjegon Guardiola i pyetyr si ndihej pas eliminimit në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat