Policia “izolon” tifozin

Futboll

Policia “izolon” tifozin

Më: 20 prill 2024 Në ora: 14:50
Pamje nga ndeshja

Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut pati disa momente interesante, që i sjell “Panorama Sport”:

*Në stadiumin e Kukësit janë rikthyer tifozët pas dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës për incidentet e ndodhura në ndeshjen me Erzenin. Megjithatë, numri i tifozëve në stadium, ishte i ulët, jo më shumë se 200 tifozë.

Në momentin që Skënderbeu fitoi penallti, te topi pranë pikës së bardhë u grumbulluan disa lojtarë të ekipit korçar, që dukej se nuk po binin dakord kush do të godiste. Ishte trajneri Gvozdenoviç që vendosi për Rashicën, duke lënë “të pakënaqur” Nikajn.

 Në momentin e anulimit të golit të Kukësit, një tifoz vendës ka reaguar duke dashur të godasë me shishe plastike, por menjëherë është “izoluar” nga Policia, që ka dashur të nxjerrë nga stadiumi.

Trajneri Gvozdenoviç dëgjohej shpesh të fliste me zë të lartë në anglisht, duke dhënë porosi për lojtarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat