Terziç nuk përmbahet për Granit Xhakën: Ja pse është i rrezikshëm

Futboll

Terziç nuk përmbahet për Granit Xhakën: Ja pse është i rrezikshëm

Nga: K.Goca Më: 20 prill 2024 Në ora: 14:05
Granit Xhaka

Të dielën Dortmundi e pret kampionin e ri gjerman Bayer Leverkusenin. 

Është një duel me ogur të veçantë. 

Trajneri i Dortmundit, Edin Terziç e di saktësisht se cilin kundërshtar duhet të mbajë në sy, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

Këtë sezon, kampionët rekord gjermanë dhe fituesit serialë Bayern Munih nuk do të festojë titullin.

Por Dortmundi sërish ka vetëm rolin e spektatorit.

Para ndeshjes të së dielës, trajneri 41-vjeçar i Dortmundit theksoi veçanërisht rolin e kapitenit të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

“Është një nga vendimet e duhura që ata morën para sezonit,” entuziazmon Terziç.

“Ai është një lider në fushë.

Kur e fillon, ai gjithmonë shikon se ku janë shokët e tij të skuadrës.

Përveç kësaj, është jashtëzakonisht i rrezikshëm, për shembull kur gjuan nga një distancë.

Ne i dimë të gjitha këto”, tha trajneri Dortmundit.

Nesër në orën 17.00 ndeshen Dortmund - Bayer.

Bayer kryeson me 79 pikë e Dortmundi zë vendin e pestë me 56 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat