Drejtuesit e klubit marrin vendimin për Stefano Piolin

Futboll

Drejtuesit e klubit marrin vendimin për Stefano Piolin

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:55
Stefano Pioli

Trajneri Stefano Pioli pritet të shkarkohet nga pankina e Milanit në qershor.

Kuqezinjtë nuk kanë marrë rezultatet e pritshme pasi janë eliminuar nga Liga e Europës dhe titulli është shumë pranë duarve të Interit.

Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano shkruan se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me punën e italianit. 

Takimet dhe hapat formalë do të pasojnë në javët në vijim, por qëndrimi i klubit mbetet i njëjtë që prej muajve më parë. Tashmë Milani është në kërkim të një trajneri të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat