Guardiola: Të mos qahemi për eliminimin

Futboll

Guardiola: Të mos qahemi për eliminimin

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:26
Guardiola e Ancelotti

Pep Guardiola i është rikthyer sërish eliminimit nga Champions League në mesjavë. Kampionët në fuqi të Europës tentuan gjithçka përballë Realit të Madridit, por dështuan te penallitë.

“Los Blancos” siguruan një kualifikim emocionues në gjysmëfinale, për herë të 17-të si askush tjetër. Ndërkohë që Citizens janë fokusuar te FA Cup. Kompeticion ku sot do të sfidojnë Chelsean në gjysmëfinale.

Dueli përballë skuadrës së Mauricio Pochettinos, që do të luhet në “Wembley”, do të transmetohet live në SuperSport 2 (18:15).

“Sot ndihemi më mirë se dje dhe nesër do të ndihemi edhe më mirë se sot. Nuk është momenti të qahemi për eliminimin nga Reali i Madridit.

Dhamë maksimumin, por nuk arritëm dot të fitonim. A e keni të qartë se çfarë skuadre kishim përballë?

Prisnit që ata të mos e mbanin fare topin dhe të mos krijonin asnjë rast për gol? Kujtonit se do të fitonim një tjetër tripletë?

Dhe sërish tripletë edhe sezonin e ardhshëm? Dhe ndoshta Premier League me 20 pikë diferencë me ndjekësit? Jo, nuk është kështu… “, u shpreh trajneri spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat