Interi gati të përfitojë

Futboll

Interi gati të përfitojë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:35
Reali

Nacho Fernandez ka luajtur gjatë gjithë jetës së tij me Realin e Madridit. Mbrojtësi ka dalë nga akademia e “Los Blancos”, teksa prej vitit 2012 është pjesë e skuadrës së parë.

Periudhë gjatë së cilës ka fituar 23 trofe, ku bien në sy pesë medaljet e Champions League. 34-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin e jetës.

Rinovim nuk do të ketë, me mbrojtësi që ka njoftuar drejtuesit e Realit që do të largohet në fundin e sezonit. Pasi dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë në karrierën e tij.

Disa klube nga La Liga janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë për ta bërë pjesë të tyren, por ka edhe sirena italiane.

Interi, klub gjithmonë i gatshëm për të përfituar nga lojtarët pa kontrata, është i interesuar për shërbimet e kapitenit të skuadrës së Carlo Ancelottit.

Kampionët e ardhshëm të Italisë tentuan afrimin e lojtarit të lindur në Madrid edhe gjatë verës së kaluar, por akordi nuk u arrit.

Marotta shpreson që një gjë e tillë të ndodhë këtë verë. Për t’i dhuruar teknikut Simone Inzaghi një përforcim plot eksperiencë në prapavijë.

Ndërkohë, Nacho nuk dëshiron të nxitohet dhe është gati të shqyrtojë çdo ofertë. Sidomos propozimet e majme që vijnë nga jashtë Europës. Sidomos nga Arabia Saudite dhe MLS-ja amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat