Statistikat thonë “fjalën” e tyre, Egnatia e “frikshme” përballë Laçit

Futboll

Statistikat thonë “fjalën” e tyre, Egnatia e “frikshme” përballë Laçit

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:27
Pamje nga një ndeshje

Laçi – Egnatia është një nga duelet mjaft interesante të javës së 32-të të Superiores. Kjo sfidë luhet në orën 15:00 në Kurbin.

Rrogozhinasit vijnë si kryesues në këtë përballje dhe ndaj kurbinasve shihen si favoritë, ndërsa nga krahu tjetër bardhezinjtë në 4 ndeshjet e fundit ia kanë dalë të sigurojnë 2 fitore dhe 2 barazime.  

Për “djemtë” e Armando Cungut nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Egnatia është si “macja e zezë”, pasi në 9 përballjet e fundit në kampionat mes tyre janë rrogozhinasit ata që dominojnë.

Në plot 6 sfida skuadra e Edlir Tetovës ka dalë fitimtare, ndërsa 3 sfida të tjera janë mbyllur në barazim.

Fitorja e fundit e skuadrës së Laçit ndaj Egnatias daton në prill të 2022.

Ditën e sotme bardhezinjtë do të synojnë të “thyejnë” mallkimin dhe të marrin fitoren e parë ndaj Egnatias në këtë sezon, pasi edhe 3 ndeshjet e kaluara kanë përfunduar  2 në favor të rrogozhinasve dhe nën barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat