Shkendijat mes Gundogan dhe Araujo

Futboll

Shkendijat mes Gundogan dhe Araujo

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:30
Araujo e Gündogan

Sergi Roberto i hedh ujë zjarrit. Kapiteni i Barcelonës, duke folur për Movistar përpara El Clasico, foli për polemikat që përfshijnë Ronald Araujo dhe Ilkay Gündogan në orët e fundit, duke analizuar shkendijat mes mbrojtësit dhe mesfushorit pas eliminimit të Blaugranëve nga Liga e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Fjalët e Sergi Robertos

“Unë mendoj se ishte më shumë për thashethemet e jashtme sesa për një problem brenda dhomës së zhveshjes.

Ne jemi shumë të bashkuar. Në fund, ajo që bëri Gundogan ishte thjesht të shpjegoi se çfarë ndodhi në ndeshje, por pa asnjë qëllim për të synuar dikë duke drejtuar gishtin.

Mendoni se të gjithë duan të fitojnë të gjithë e panë lojën dhe, që kur Gündo mbërriti te Barca, e vetmja gjë që ka bërë në dhomën e zhveshjes ka qenë të shtojë eksperience dhe të ndihmojë ekipin të përmirësohet. Asgjë tjetër nuk ka! Jeni në kërkim të problemeve ku nuk ka sepse skuadra është shumë e bashkuar këtë vit.

Kjo edhe pse nuk ia dolëm të fitonim Superkupën apo Kupën e Mbretit.

Në Evropë ne dhamë një imazh të shkëlqyer për veten tonë jashtë fushe dhe mendoj se kjo është falë faktit se jemi shumë të bashkuar dhe kjo që ka ndodhur nuk do të ndryshojë asgjë.

Shkendijat mes Gundogan dhe Araujo

Në orët e fundit në Spanjë është përfolur shumë për shkendijat në distancë mes Ilkay Gundogan dhe Ronald Araujo: i pari kritikoi të dytin se kishte marrë kartonin e kuq në fillim të ndeshjes dhe për këtë arsye duke ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes, ndërsa mbrojtësi uruguaian u kufizua në një “no comment”, megjithatë duke bërë të qartë se ato deklarata nuk i pëlqeu aspak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat