​Guardiola flet për Palmer, e pranon se i kishte kërkuar të qëndrojë

Futboll

​Guardiola flet për Palmer, e pranon se i kishte kërkuar të qëndrojë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:20
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka konfirmuar se i kishte kërkuar Cole Palmer që të qëndrojë në ekip, para se ylli anglez të transferohej te Chelsea.

Palmer u largua verën e kaluar nga City për t’iu bashkuar Chelseat, ku është duke kaluar nëpër një formë fantastike.

Guardiola e lavdëroi Palmer ndërsa tha se ishte ylli anglez që kishte kërkuar largimin, edhe pse ai i kishte kërkuar atij të qëndrojë në “Etihad”.

Ai po kërkonte për dy sezone që të largohej nga Manchester City. Unë i thash: qëndro. Ai dëshironte të largohej. Çfarë mund të bënim ne? Ai është një lojtar i mrekullueshëm me potencial shumë të madh. Unë nuk ia dhashë minutat që ai i meritonte që tani i ka te Chelsea”, tha Guardiola.

Që prej se iu bashkua Chelseat, Palmer ka arritur të bëjë 38 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 23 gola dhe 13 asistime mbi emrin e tij.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat