Ashtu si në sfidën e parë

Futboll

Ashtu si në sfidën e parë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:15
Berat Gjimshiti

Ashtu si në sfidën e parë, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje në nivel të lartë përballë Liverpool, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6,5:

“Në pjesën e parë ishte disi rrëmujshëm, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, por më pas shpik një shpëtim ndaj Diaz që vlen praktikisht sa një gol. Në pjesën e dytë rritet”, shkruajnë mediat për Gjimshitin. Kapiteni kuqezi shijon këtë kualifikim përballë Liverpool.

“Ka krenari dhe gëzim. Tifozët na shtynë gjatë gjithë javës, u pa qartë edhe në stadium.

Goli i Salah pas 7 minutash lojë? Ishte thjesht një rast i pafat. Në 20 minutat e para vuajtëm shpejtësinë e lojtarëve të Liverpool, por më pas morëm masat.

Ky rezultat duhet të na jap një shtysë për ndeshjet e ardhshme, duhet të jemi krenar dhe të japim gjithçka në të gjithë frontet”, u shpreh kapiteni kuqezi në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat