“Dardanët” shpalosin pankartën me thënie emocionuese dhe fotografi të Adem Jasharit

Futboll

“Dardanët” shpalosin pankartën me thënie emocionuese dhe fotografi të Adem Jasharit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 21:18
Pamje nga ndeshja

Tifozët zyrtarë të kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një pankartë gjatë ndeshjes me Bjellorusinë.

Kosova luan si vendas kundër Bjellorusisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Ndeshja ka filluar nga ora 20:45, me një prezencë jo të kënaqshme të tifozëve.

Megjithatë, “Dardanët” edhe kësaj radhe nuk e kanë “lënë në lloqë” ekipin e Kosovës, duke i përkrahur nga tribuna.

Përveç brohoritjeve dhe këngëve, tifogrupi i Kosovës ishte përkujdesur edhe për një thënie emocionuese me fotografi të Adem Jasharit, të vendosur në një pankartë.

“Unë kësaj toke ia fala gjakun e familjes sime, ju falni djersën edhe sinqeritetin”, shkruant në koreografinë e Dardanëve, ku në të dy anët ishte edhe fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat