Radrizzani do të shesë Leeds United!
Pronari i Leeds, Andrea Radrizzani ka rënë dakord për t’ja shitur klubin fondit të investimeve San Francisco 49ers, që deri në këto momente zotëronte vetëm 44% të aksioneve.
Sipas raportimeve të medieve britanike vendimi për këtë shitje është marrë pasditen e kësaj të marte, ndërsa fondi i investimeve San Francisco 49ers do të marrë 100% të pronësisë përfshirë këtu edhe stadiumin “Elland Road”.
Një shitje nga e cila Andrea Radrizzani do të përfitojë një shifër simbolike, pasi ai do të japë klubin dhe stadiumin për rreth 170 milionë paund.