Ky është viti kur të dhanë bukë në Kosovë, ti i shave me nënë shqiptarët...

Futboll

Ky është viti kur të dhanë bukë në Kosovë, ti i shave me nënë shqiptarët...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:59
Stojkoviq

Bukëpërmbysi! Ky është Dragan Stojkoviqi – Piksi, selektori i Serbisë. Dragan Stojkoviqi nga Nishi, që shërbimin ushtarak e kreu në Prishtinë, në Republikën e Kosovës në vitet e 80-ta.

Viti kur të dhanë bukë në Kosovë, ti i shave me nënë shqiptarët! Marre të koftë!

Shqiptarët të nxorën nga kazerma, ti ushtrove me gjeneratën e artë të Prishtinës.

Të dhanë bukë shqiptarët, ti mbrëmë i shave me nënë Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e shqiptarët. 

Edhe trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, tha se në vitin 1984 -1985, Stojkoviqi ka qenë në shërbimin ushtarak në Prishtinë.

Shosholli tregon se për të mbajtur formën Stojkoviqi, ka stërvitur me futbollistët e Prishtinës në edicionin 1984-1985.

Ka stërvitur si në shtëpinë e tij mes shqiptarëve.

Po Dragan Stojkoviqi, ju jeni ata që keni qenë kundër NATO-së, që ta ka bombarduar shtetin tënd për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Po ti je Dragan Stojkoviq, që e ke quajtur NATO-n agresore. Po ti je Dragan Stojkoviq, që i ke ndejtur gatitu kriminelit të luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan.

Po Arkanin e keni pas në klubin Cërvena Zvezda e Beogradit dhe ai iu ka dirigjuar, ky është treguesi më i mirë!  Turp të kesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat