Turp i madh, kurdisje ndeshje, gjyqtari e pranon marrëveshjen për fiksimin...

Futboll

Turp i madh, kurdisje ndeshje, gjyqtari e pranon marrëveshjen për fiksimin...

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:06
Turp i madh, kurdisje ndeshje, gjyqtari e pranon marrëveshjen për fiksimin...

Një situatë tjetër e rrallë vjen nga Serbia sa i përket trukimit të ndeshjeve dhe arbitrave.

Në përballjen mes Banja 1957 dhe Mladi Rudar, miqtë fituan me shifrat 0-1. Por ndeshja do të riluhet nga e para dhe rezultati nuk do të quhet, pasi është zbuluar gjithçka ka ndodhur.

Gjyqtari Luka Nikoliq ka treguar marrëveshjen mes ekipeve për fiksimin e rezultatin dhe njëkohësisht për shkurtimin e minutave.

“Në ndeshjen e përmendur kam qenë arbitri kryesor. Lojtarët e të dyja skuadrave kanë insistuar që ndeshja të përfundojë më herët, ashtu si edhe përfaqësuesit e të dyja skuadrave, sepse e tillë është marrëveshja e të dyja skuadrave, si dhe marrëveshja ishte që të fitonte ekipi mik.

Në Bukovik u organizua një drekë për të dy ekipet, si për gjyqtarët ashtu edhe për delegatët, në të cilën nuk doja të merrja pjesë, së bashku me kolegët e mi.

Në konsultim me delegatin dhe me pëlqimin e tij, pjesën e parë e shkurtova në 20 minuta dhe të dytën në 23 minuta. Skuadrat nuk kanë pasur asnjë kundërshtim pas ndeshjes”, thuhet në deklaratën që Luka Nikoliq që është dënuar me gjashtë muaj larg arbitrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat