Agim Hoxha - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Agim Hoxha - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Agim Hoxha - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Sportistët shqiptarët të Kosovës përjetuan vitet më të rënda, në periudhën 1991-1999! Ata u ballafaquan me kërcënime të llojllojshme nga pushtuesi serb!

Agim Hoxha i takon Gjeneratës së Republikës! Hoxha ka qenë ndër lojtarët më të mirë në periudhën e viteve të 90-ta. 

Ai së bashku me sportistë të tjetër, u angazhuan maksimalisht duke dhënë kontributin e tyre.     

Image

Agim Hoxha me top

Hoxha sakrifikoi shumë, si mijëra sportistë të tjerë, duke luajtur në fanellën e Flamurtarit të Prishtinës dhe lozni në livadhe e fusha të improvizuara.

Periudhë e rëndë, për faktin se çdo udhëtim ishte sikur të shkosh në vijë të frontit, pasi që shumë herë u përballen me postblloqet e milicisë së regjimit serb. 

Hoxha, asnjëherë nuk u tremb nga kërcënimet e milicë serbe por me vendosmëri dhe guxim ka luajtur në garat e Republikës së Kosovës.

Sot ndihet krenar për kontributin që ka dhënë për sportin dhe shtetin e Kosovës, sidomos të rinjtë dhe të rejat tona që lozin në stadiume dhe palestra sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat