Grashtica 2024, sfida e tretë e garuesve në disiplinën malore

Formula 1

Grashtica 2024, sfida e tretë e garuesve në disiplinën malore

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 14:17
Gazmend Gashi

Pavarësisht se shtegu në Grashticë nuk hyn në mesin e shtigjeve më atraktive, gjithsesi është ndër garat që pritet me interesim, jo vetëm për garuesit, por edhe për dashamirët e automobilizmit, konkretisht atyre të disiplinës malore.

Kështu pritet të jetë edhe në këtë fundjavë, kur do të zhvillohet gara e tretë në këtë disiplinë për kampionatin e sivjetmë.

Drejtori i Prishtina Racing Team, që është organizator i kësaj gare, Gazmend Gashi, shpreson që gara të jetë e suksessme, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë sportiv.

“Fillimisht shpresoj të vazhdojë trendi i pjesëmarrjes së garuesve në numër të kënaqshëm.

Kruja dhe Kulla treguan një rritje të lehtë në krahasim me vitin e kaluar dhe uroj që kështu të jetë edhe në Grashticë. Po ashtu shpresoj që edhe kushtet klimatike të jenë të përshtatshme”, ka thënë Gashi për faqen zyrtare të FASK-ut.

“Disiplina malore është atraktive, me rivalitet e adrenalinë. Shpresoj që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa ne i kemi bërë përgatitjet e duhura për diçka të tillë”, ka shtuar Gashi, i cili ka theksuar se orari i ngjeshur i garave mund të ndikojë në numrin e pjesëmarrësve, por edhe në pamundësinë e tyre për t’u përgatitur sa dhe si duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat