Bagnaia triumfon në Sachsenring dhe merr kryesimin e botërorit

Formula 1

Bagnaia triumfon në Sachsenring dhe merr kryesimin e botërorit

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 20:25
Pamje nga gara

Piloti italian Francesco Bagnaia fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Sachsenring.

Ky është suksesi i gjashtë sezonal për pilotin e Ducati, që ngjitet në krye të renditjes për herë të parë këtë sezon, me 10 pikë epërsi nga ndjekësit.

Spanjolli Jorge Martin, që kryesonte garën dhe renditjen e kampionatit, u rrëzua dy xhiro nga fundi, duke gabuar në një kthesë dhe nuk mori asnjë pikë. Një gabim që i kushtoi rëndë, pasi humbi kryesimin, ndërkohë që dje pat fituar garën sprint.

Në vendin e dytë sot u rendit spanjolli i Ducati Gresini, Marc Marquez, që la pas vëllanë dhe shokun e tij të skuadrës Alex Marquez (i treti).

Edhe në vendet 4-5 dy pilotë të Ducati, Enea Bastianini me motorin zyrtar dhe Franco Morbidelli (Pramac).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat