Auto sllallom me vetura elektrike e karting sllallom - tjetër fundjavë me spektakël automobilistik!
Parkingu jugor i Qendrës Tregtare “Prishtina Mall” do të jetë arena e radhës për automobilistët tanë.
Ndryshe nga dy fundjavat e kaluara, radha është për disiplina me më pak zhurmë.
Auto sllallomi me vetura elekrike po bëhet disiplinë gjithnë e më atraktive dhe me rivalitet në rritje.
Në garën e parë (më 2 qershor), i pari doli Visar Gjikolli dhe synimi i tij është të përsërisë këtë sukses, por sigurisht që nuk do ta ketë aspak lehtë. Në dy pozitat tjera në podium u gjendën Rafel Thaçi e Genc Macula.
Dashurie Stefa, Dalina Potera e Arjeta Rysha ishin tri të parat në konkurrencën e femrave dhe mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat në garën e dytë.
E njëjta situatë është edhe te disiplina karting sllallom, kur përvec rivalitetit po bie në sy edhe masoviteti.
Fituesi i garës së parë, Rion Tytynxhiu, pastaj Baran Karabeg, Varis Hoti e shumë të tjerë janë garuesit që premtojnë shumë.
Ndërsa, në konkurrencën e femrave, Nida Pacolli, Alea Rada e Lorza Xërxa ishin tri të parat në garën e parë dhe me shumë gjasë rivaliteti do të vazhdojë edhe këtë fundjavë.