Verstappen e Norris nxjerrin jashtë njëri - tjetrin, triumfon Russell

Formula 1

Verstappen e Norris nxjerrin jashtë njëri - tjetrin, triumfon Russell

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 16:33
Pamje nga gara

Piloti britanik George Russell me Mercedes fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, suksesi i dytë në karrierën e tij. Ai mori kryesimin 7 xhiro nga fundi, kur Max Verstappen me Red Bull dhe Lando Norris me McLaren u përplasën mes tyre teksa duelonin për  kreun.

Në podium u ngjitën edhe Oscar Piastri me McLaren (i dyti), ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Carlos Sainz me Ferrari. Gjithsesi, emocionet kjo garë i dhuroi në 10 xhirot e fundit, kur Norris duelonte me Verstappen.

Asnjëri nuk i hapte rrugë njëri-tjetrit, ndaj kontakti dukej se ishte i paevitueshëm.

Në një kthesë dy makinat u përplasën, duke dëmtuar gomat dhe kthehen në garazh për t’I ndërruar. Norris nuk kthehet më në pistë, ndësa Verstappen e mbyll garën në vendin e pestë.

Para tyre u rendit Leëis Hamilton me Mercedes (i katërti), ndërsa Charles Leclerc (Ferrari) u klasifikua në vendin e 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat