Arbër Rexhepi, veprimtar i dalluar i sportit përkatësisht në automobilizëm.
Rexhepi ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke thënë se është gazeta më informative dhe afër sportit.
Arbër Rexhepi është pjesë e kompanisë AutoKosova, ish kryetar i AutoKlubit Ferizaj dhe tani Kordinator i Garave në Federatën e Autosporteve të Kosovës dhe Sekretar i garave që organizohen në Kampionatin e Kosovës.
“Urime përvjetori i gazetës, uroj edhe shumë vite me suksese. Jeni gazeta më informative e cila na mban gjithmonë afër sportit”, ka uruar Rexhepi.