Pranvera Xhaferi: ‘Bota sot’ është e përkushtuar në promovimin e vlerave kombëtare sportive

Formula 1

Pranvera Xhaferi: ‘Bota sot’ është e përkushtuar në promovimin e vlerave kombëtare sportive

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 23:05
Pranvera Xhaferi

Pranvera Xhaferi, ish kampione e automobilizmit në drag race, thotë se gazeta “Bota sot” i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe garave të automobilizmit sidomos gjinisë femërore.

Xhaferi ka uruar 29 vjetorin e gazetës duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi. 

“Uroj 29 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’.

"Bota sot’ është e përkushtuar në promovimin e vlerave kombëtare sportive me theks të veçantë edhe në automobilizëm.  

Ajo që bie në sy në gazetën ‘Bota sot’ shkruajnë për të gjitha sportet pa dallime dhe i japin hapësirë shumë gjinisë femërore.

Janë në shërbim të sportit dhe në informim sa më të shpejt e profesional të opinionit mbarë shqiptar”, ka uruar Pranvera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat