Pranvera Xhaferi, ish kampione e automobilizmit në drag race, thotë se gazeta “Bota sot” i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe garave të automobilizmit sidomos gjinisë femërore.
Xhaferi ka uruar 29 vjetorin e gazetës duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi.
“Uroj 29 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’.
"Bota sot’ është e përkushtuar në promovimin e vlerave kombëtare sportive me theks të veçantë edhe në automobilizëm.
Ajo që bie në sy në gazetën ‘Bota sot’ shkruajnë për të gjitha sportet pa dallime dhe i japin hapësirë shumë gjinisë femërore.
Janë në shërbim të sportit dhe në informim sa më të shpejt e profesional të opinionit mbarë shqiptar”, ka uruar Pranvera.