Verstappen fiton në Spanjë

Formula 1

Verstappen fiton në Spanjë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 17:08
Pamje nga gara

Pas Çmimit të Madh të Kanadasë, Max Verstappen triumfon edhe në Spanjë në cirkuitin e Montmelo. Holandezi, u nis nga vendi i dytë pasLando Norris, megjithatë në start ai që befasoi ishte George Russell që nga vendi i katërt ia doli të merrte kryesimin.

Gjithsesi, pak metra mjaftuan dhe kampioni i trefishtë i botës e parakaloi britanikun e Mercedes për të nisur më pas një shkëputje që i dhuroi qetësinë e duhur në garë.

Situata për kreun u bë interesante në xhiron e 45 kur Verstappen pa t’i afrohej Norris dhe u fut në bokse për të vendosur gomat e buta. Piloti i Mclaren mori kryesimin, por shpejt kuptoi se do t’i duhej edhe atij për të vendosur gomat e buta për të qëndruar pranë Verstappen.

Në fund, Norris provoi të shtynte në maksimum për t’i rrëmbyer fitoren Verstappen, por ishte holandezi që e kaloi i pari vijën e finishit.

Norris i duhej të kënaqej me vendin e dytë ndërsa Hamilton fitoi duelin për vendin e tretë me shokun e skuadrës Russell ndërsa Leclerc e mbylli garën aty ku e nisi, në vendin e pestë. Sa i takon Sainz, spanjolli u renditi gjashti ndërsa Sergio Perez u mjaftua me vendin e nëntë.

Pas kësaj gare, Verstappen rrit edhe më shumë diferencat në krye të klasifikimit me pilotin e Redbull që është në kuotën e 194 pikëve, i ndjekur nga Leclerc me 138 pikë ndërsa në vend të tretë është Norris me 131 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat