Sainz: Kam shumë oferta nga ekipet e F1

Formula 1

Sainz: Kam shumë oferta nga ekipet e F1

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:28
Sainz

Ferrari e ka “hequr qafe” pilotin spanjoll Karlos Sainz, që në fund të këtij viti do të mbyllë kontratën me makinën italiane. Në vendin e tij të njëvendëshja “kokëkuqe” do të ulet Luis Hamilton, 7 herë kampion i botë snë Formula 1.

Edhe pse ka disa muaj që kërkon një sedilje, Sainz ende nuk ka vendosur se ku do të garojë vitin tjetër. Ai ka pranuar se të gjitha ekipet e Formula 1 e kanë kontaktuar për t’i ofruar një vend edhe pse disa bisedime tashmë janë mbyllur.

“Kam disa opsione. Do të vendos shumë shpejt sepse dua ta heq mendjen dhe të përqendrohem në pjesën tjetër të kampionatit me Ferrarin.

Këtë vit kam makinën për të fituar garat dhe për t’u ngjitur në podium, kështu që dua të fokusohem në të tashmen”, tha Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat