Skuadra gjermane zgjedh pilotin 17-vjeçar

Formula 1

Skuadra gjermane zgjedh pilotin 17-vjeçar

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:17
Kimi Antonelli

Mungon vetëm zyrtarizimi, por piloti i dytë i Mercedes për vitin 2025 do të jetë 17-vjeçari italian Kimi Antonelli.

Ai do të zërë vendin e 7 herë kampionit të botës Lewis Hamilton, që ka firmosur për Ferrari. Antonelli garon për markën Mercedes që kur ishte 11 vjeç, në kategorinë 60 MiniKart.

Në atë kohë, Kimi Antonelli ishte një emër pothuajse i panjohur. Ishte Toto Wolff ai që zbuloi dhe vendosi të mbështeste karrierën e këtij italiani shumë të ri, duke menduar pikërisht për ditën kur Lewis Hamilton do të largohej Formula 1. Gjërat shkuan pak më ndryshe, sepse Lewis do të vazhdojë të garojë, por për “kokëkuqen”.

Megjithatë, gjysma tjetër e “profecisë” së Wolff është në prag të realizimit. Në vitin 2025, do të jetë Antonelli ai që do të garojë për makinën gjermane. Ai që do të marrë trashëgiminë e Hamilton dhe do të jetë shoku i ri i skuadrës së George Russell. Madje debutiumi mund të ndodhë që këtë sezon me makinën Williams, në gjysmën e dytë të vitit.

I pari që kuptoi se Antonelli kishte diçka të veçantë ishin zbuluesi i talenteve Giovanni Minardi. Edhe pse Antonelli veshi fillimisht ngjyrat e Tony Kart, pranë Akademisë Ferrari, makina nga Maranello nuk lëvizi me një ofertë, ndaj ai u transferua pothuajse menjëherë në Energy, ku u vu re nga Wolff.

Fati i Kimit ka marrë drejtimin e Mercedes që në vitin 2018. Pjesa tjetër është histori.

Duket sikur po rishikojmë rrugën e Hamilton, i cili në moshën 13-vjeçare u nënshkrua nga McLaren-Mercedes i Ron Dennis.

Për më tepër, Antonelli eci përpara, si Verstappen, duke u rritur nën krahun mbrojtës të babait të tij Marco, ish-pilot për Peugeot, BMË dhe Alfa Romeo në Superturismo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat