Mund të firmos që nesër

Formula 1

Mund të firmos që nesër

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:16
Pamje nga një garë

Ferrari e ka “hequr qafe” pilotin spanjoll Carlos Sainz, që në fund të këtij viti do të mbyllë kontratën me makinën italiane. Në vendin e tij të njëvendëshja “kokëkuqe” do të ulet Lewis Hamilton, 7 herë kampion i botë snë Formula 1.

Edhe pse ka disa muaj që kërkon një sedilje, Sainz ende nuk ka vendosur se ku do të garojë vitin tjetër.

Ai ka pranuar se të gjitha ekipet e Formula 1 e kanë kontaktuar për t’i ofruar një vend edhe pse disa bisedime tashmë janë mbyllur.

“Kam disa opsione. Do të vendos shumë shpejt sepse dua ta heq mendjen dhe të përqendrohem në pjesën tjetër të kampionatit me Ferrari. Këtë vit kam makinën për të fituar garat dhe për t’u ngjitur në podium, kështu që dua të fokusohem në të tashmen”, tha Sainz.

“Më pas do të ketë kohë për të menduar për vitin 2025. Williams? Siç u përmend, kam disa opsione, praktikisht jam në listën e çdo ekipi që ka ende një vend të hapur për vitin e ardhshëm. Mund të nënshkruaj që nesër, por nuk do ta bëj sepse dua ta bëj më të lehtë. Dhe Williams mund të jetë një opsion për mua”, tha spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat