Antonelli pranë ëndrrës së madhe

Formula 1

Antonelli pranë ëndrrës së madhe

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 19:23
Pamje nga prezantimi

Ende nuk e ka bërë zyrtarisht debutimin e tij në Formula 1, por Kimi Antonelli që tani mund të ketë tashmë një gjë të përbashkët me Max Verstappen, debutimin në moshën 17-vjeçare.

Siç dihet, tre herë kampioni i botës hapat e parë në kategorinë më të lartë të Formula 1 i hodhi në sezonin 2014 me Toro Rosso, kur ende nuk kishte mbushur 18 vjeç.

Antonelli duket se është i destinuar të jetë pjesë e Mercedes duke filluar nga viti 2025, por një lajm i rëndësishëm erdhi të premten nga FIA. Organi më i lartë ka modifikuar Shtojcën L të Kodit Ndërkombëtar të Sportit duke shtuar një klauzolë.

Deri më sot pilotët duhet të ishin minimalisht 18 vjeç, që të garonin në Formula 1, por tani ka një përjashtim për disa shoferë 17-vjeçarë.

“Një shofer që gjykohet se kohët e fundit dhe vazhdimisht ka demonstruar aftësi dhe pjekuri të jashtëzakonshme në garat motorike, mund t’i jepet Licencë në moshën 17 vjeçare.-thekson FIA

Mercedes mund të ketë Antonellin përpara pushimeve verore, që sipas gjasave mund të jetë shok skuadre me George Russell, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat