Verstappen bën parashikimin

Formula 1

Verstappen bën parashikimin

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 13:38
Verstappen në mes

Kampionët mund të njihen menjëherë. Sidomos në Formula 1, ku pilotët i njohin përmendsh pikat e forta dhe të dobëta të rivalëve të tyre, në shumë raste duke garuar me ta që nga ditët e kartingut.

Max Verstappen, por tre herë kampioni i botës e di mirë se si ky sport mund të të japë aq sa mund të të heqë, pavarësisht nga cilësitë e tua të drejtimit. Prandaj ai e di se pas tij ka pilotë që meritojnë një titull, si Charles Leclerc dhe Lando Norris.

Për DAZN, piloti holandez tha: “Vë bast një darkë se Charles dhe Lando do të bëhen kampion bote në të ardhmen. I pari do të jetë Leclerc, por edhe Norris e meriton. Në fakt, ka shumë pilotë për t’u përmendur.

Ky vit ka sjellë shumë rivalitet në Formula 1 dhe Norris (McLaren) e Leclerc (Ferrari) janë ata që kanë fituar këtë vit (bashkë me Carlos Sainz). Ndaj dhe Verstappen mendon se ata do të arrijnë ta mposhtin një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat