Shi dhe kaos në Montreal, në fund Verstapen fiton të 60-ën në karrierë

Formula 1

Shi dhe kaos në Montreal, në fund Verstapen fiton të 60-ën në karrierë

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 23:25
Max Verstapen

Max Verstapen ka fituar për herë të 60 një garë të Formula 1, duke thelluar edhe një herë diferencën në kreun e renditjes së Botërorit.

Por këtë herë, dominimi i holandezit nuk ka qenë edhe aq absolut, në Çmimin e Madh të Kanadasë që u ndikua nga reshjet e shiut dhe pista që lagej dhe thahej.

Rasëll e nisi garën nga pole-position dhe mbajti pas krahëve Vershtapen dhe Norris, me këtë të fundit që sulmoi holandezin vazhdimisht derisa i rrëmbeu vendin në xhiron e 20-të.

Vetëm një xhiro më vonë, ai kaloi edhe Rasëll dhe mori kreun e garës. Por në xhiron e 25-të në pistë u fut makina e sigurisë pas një aksidenti të Serxhent dhe Norris nuk ia doli të futej direkt në bokse, duke humbur kështu sekonda të vlefshme e dorëzuar vendin e parë te Vershtapen.

Gara pas krahëve të kryesuesit u bë e çuditshme për shkak të makinave me goma të ndryshme si pasojë e shiut dhe daljeve të shpeshta nga pista, teksa makina e sigurisë u fut për herë të dytë pas përplasjes mes Albon dhe Sainz duke shkurtuar diferencën mes makinave. Megjithatë, në fund Vershtapen ia doli të krijonte një distancë sigurie duke prerë i vetëm finishin për triumfin e 60 në karrierë.

Norris u rendit në vendin e dytë ndërsa Rasëll fitoi garën me shokun e skuadrës, Hemilton, për të siguruar vendin e tretë në podium. Në zonën e pikëve përfunduan me radhë edhe Piastri, Alonso, Stroll, Riçardo, Gasli dhe Okon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat