Red Bull konfirmon pilotin në krah të Max Verstappen për dy sezonet e ardhshme

Formula 1

Red Bull konfirmon pilotin në krah të Max Verstappen për dy sezonet e ardhshme

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 13:10
Verstappen e Perez

Makina Red Bull Racing ka vendosur t’i rinovojë kontratën edhe për dy vite të tjera pilotit meksikan Sergio Perez.

Ai do të garojë me makinën kampione deri në vitin 2026. “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të garoj me këtë skuadër”, tha Perez.

“Është një sfidë të garosh për Red Bull. Dua të falënderoj të gjithë për besimin dhe dua t’ua shpërblej në pistë.

Mendoj se kemi shumë punë për të bërë dhe shumë kampione të tjerë për të fituar së bashku”, u shpreh meksikani.

Edhe shefi Christian Horner foli për mediat, duke thënë: “Jemi të lumtur që do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Vijueshmëria e stabiliteti janë të rëndësishëm për skuadrën tonë. Dyshja Verstappen-Perez është e konsoliduar prej vitesh”.

Kontrata e re do t’i japë mundësi meksikanit të garojë me Red Bull në Formula 1 deri në moshën 36-vjeçare.

Kjo i mbyll derën Carlos Sainz, që mund ta zëvendësonte vitin tjetër. “Kemi besim se Sergio do t’i rikthehet podiumit”, tha Horner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat