Drag Race II, festa automobilistike e radhës

Formula 1

Drag Race II, festa automobilistike e radhës

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 16:26
Pamje nga gara

Drag Race II, festa automobilistike e radhës!

Kampionati i Kosovës në auto sport vazhdon këtë fundjavë, më 8 e 9 qershor, me garën e dytë në disiplinën drag race.

Ashtu sikur në garën e parë, edhe kësaj radhe pritet që interesimi të jetë i madh, si për nga numri i pjesëmarrësve, ashtu edhe për praninë e shikuesve.

Skender Potera, Leutrim Isufi, Lavdat Vllahiu e shumë të tjerë që kanë aplikuar deri më tani janë tregues i qartë se, edhe gara e kësaj fundjave, përveç masovitetit, do të karakterizohet edhe me shumë rivalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat