Ferrari është më pranë Red Bull

Formula 1

Ferrari është më pranë Red Bull

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 12:58
Pamje nga një garë

Në tetë garat e para të këtij botërori të Formula 1 surprizat kanë qenë të shumta.

Por, më kryesorja është se Red Bull nuk është më një makinë e pathyeshme, pasi në tri gara kanë fituar dy herë Ferrari e një herë McLaren. Gjë që dukej e paimagjinueshme një vit më parë, kur Red Bull fitonte me diferenca të mëdha.

Këtë gjë e konfirmon Frederic Vasseur, shefi i Ferrari, që në prag të garës së Kanadasë pret sërish rivalitet në pistë: “Ata kishin një avantazh të madh një vit më parë, më shumë se 20 sëkonda. Mund të kryenin edhe një ndalesë më shumë se të tjerët e prapë do të ishin të parët”.

“Ndërsa këtë vit bëhet fjalë për të dhjetat epërsi që ata kanë ndaj nesh dhe e dinë se nuk mund të bëjnë asnjë gabim.

Tashmë disa gara janë mbyllur me pak të dhjetat diferencë, çka tregon se do të jetë një botëror i dueluar. Natyrisht që Red Bull është ende makina më e mirë, por ka më shumë rivalitet”, tha Vasseur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat