Historike, Liridon Kalenderi i pari në Shternberk

Formula 1

Historike, Liridon Kalenderi i pari në Shternberk

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 23:53
Liridon Kalenderi

Liridon Kalenderi e ka arritur atë që nuk e ka arritur askush më parë në auto sportin e Kosovës.

Ai është renditur i pari në garën e mbajtur në Shternberk të Çekisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, duke lënë prapa garues me shumë përvojë, që e kanë dominuar këtë sport për vite me radhë.

Liri jo vetëm që doli i pari në Grupin 1 dhe në plasmanin e përgjithshëm, por ishte bindshëm më i shpejtë se përcjellësi më i afërt, Igor Stefanovski.

Kalenderi punën më të madhe e kreu në vozitjen e pare, në të cilën në cak arriti për kohën fantastike prej 03:08.372 minuta, ndërsa në të dytën pati kohë prej 03:20.406, derisa Stefanofski pati kohë prej 03:15.037 dhe 03:31.443 minuta.

Në garën në Shternberk pjesëmarrës ishin edhe Valdet Kaçandolli e Përparim Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat