Pranvera Xhaferi e Nehat Çitaku - koordinatorë të garave

Formula 1

Pranvera Xhaferi e Nehat Çitaku - koordinatorë të garave

Më: 31 maj 2024 Në ora: 23:28
Pranvera Xhaferi e Nehat Çitaku

Auto Moto Klubi i Kosovës (AMCK) dhe Eurogoma Racing Team i kanë emëruar dy koordinatorë të garave në konkurrencat përkatëse.

Për garat që organizohen nga këto dy klube, Pranvera Xhaferi është emëruar koordinatore për garat në konkurrencën e femrave në disiplinat karting sllallom, auto sllallom me vetura elektrike dhe drag race.

E njëjta detyrë, për konkurrencën e meshkujve i është besuar Nehat Çitakut.

“E di që ka shumë femra që dëshirojnë të marrin pjesë në garat e auto sportit, por hezitojnë të paraqiten.

Prandaj, unë do të punoj me secilën prej tyre dhe besoj që numri i femrave pjesëmarrëse në gara të rritet në nivel të kënaqshëm”, ka thënë Pranvera Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat