Në Prishtina Mall, nisin “betejat” për Valencia 2024

Formula 1

Në Prishtina Mall, nisin “betejat” për Valencia 2024

Më: 30 maj 2024 Në ora: 23:52
Pamje nga një garë

Gara e kësaj fundjave në Prishtina Mall, e cila mbahet në disiplinat karting sllallom e sllallom me vetura elektrike, është e rëndësisë së dyfishtë.

Përveç rivalitetit dhe pikëve për renditjen në kampionatin vendor, garuesit do ta japin maksimumin edhe për një arsye tjetër.

Në fund të kampionatit, më të mirët në plasmanin e përgjithshëm në këto dy disiplina, do ta përfaqësojnë Kosovën në FIA Motor Sport Games, që mbahen në muajin tetor, në Valencia të Spanjës.

Dy vjet më parë, në lojërat e tilla që u mbajtën në Marsejë të Francës, Kosova në karting u përfaqësua nga Rea Gashi e Baran Karababeg, ndërsa në auto sllallom me vetura elektrike nga Ermira Topalli e Valon Jaha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat