Leclerc theu tabunë ditën e diel

Formula 1

Leclerc theu tabunë ditën e diel

Më: 30 maj 2024 Në ora: 15:47
Charles Leclerc

Piloti monogask Charles Leclerc theu tabunë ditën e diel, kur për herë të parë në karrierën e tij ai fitoi në garën e shtëpisë, atë në Montekarlo në Formula 1.

Me makinën Ferrari ai pati një fundjavë të shkëlqyer, duke siguruar “pole position” ditën e shtunë dhe më pas dominoi e fitoi ditën e diel.

Duke rrëfyer emocionet e asaj gare, Leclerc kujton: “Nuk ka fjalë për të shpjeguar atë që ndjeva në ato momente.

Aty e kisha nisur garën dy herë nga pole pa mundur të fitoj, ndaj kjo fitore e bën këtë sukses edhe më të veçantë. Këtu kam ëndërruar të bëhem një pilot i Formula 1”, ndaj është e vështirë në nivel emocional”.

“Në 15 xhirot e fundit shpresoja që asgjë të mos shkonte keq, sepse tashmë isha pothuajse i pushtuar nga emocionet. Mendoja pothuajse më shumë për babain tim se sa për garën.

Ai donte që unë të bëhesha pilot i Formula 1 dhe të fitoja këtë garë. Ishte e bukur, me të vërtetë e veçantë, por edhe e vështirë”, shprehet Leclerc.

“Dy xhirot e fundit, kur dola nga tuneli, u përpoqa të shihja sepse sytë më ishin turbulluar nga lotët. Kisha frikë s emos gaboja pikërisht në fund”, kujton Leclerc. Monogasku i dhuroi kokoren e asaj garës ish-pilotit Jules Bianchi, mik i tij i ndarë nga jeta disa vite më parë pas një aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat