Mercedes zgjedh pilotin

Formula 1

Mercedes zgjedh pilotin

Më: 28 maj 2024 Në ora: 13:18
Pamje e makinës

Mercedes ka vendosur t’i besojë pilotit të ri italian Kimi Antonelli për vitin 2025 në Formula 1.

Talenti 19-vjeçar që garon me makinën Prema në Formula 2, ka magjepsur drejtuesit e skuadrës gjermane, duke vendosur ta bëjnë si pasuesin e Lewis Hamilton.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Antonelli, pjesë e Akadmisë së Mercedes, ka befasuar me paraqitjen e tij në testet private të zhvilluara në pistën e Silverstone. Në pistë kanë zbritur dhe kanë pilotuar makinën W13 të vitit 2022 pilotët Kimi Antonelli, Mick Schuamcher (piloti rezervë) dhe George Russell (piloti aktual).

Antonelli dhe Russell kishin të njëjtin ritëm në xhiron e shpejtë, por kur bëhet fjalë për ritmin e garës, piloti i ri italian ishte më i shpejtë se ai britanik. Vetëm i treti Mick Schumacher, pas dy të kolegëve.

Pas këtyre testeve, Antonelli ka marrë miratimin e 15 anëtarëve që ishin thirrur për të dhënë mendimin e tyre për pilotin që do të garojë me makinën Mercedes vitin tjetër. Duket se dyshja e vitit 2025 te Mercedes do të përbëhet nga Russell dhe Antonelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat