Gazmend Demolli synon rekord në Grashticë

Formula 1

Gazmend Demolli synon rekord në Grashticë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 23:17
Pamje nga një garë

Gara e katërt e disiplinës malore për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm mbahet këtë fundjavë në Grashticë.

Aktualisht, rekordin e shtegut e mban Gazmend Demolli, i cili në vitin e kaluar, me Radicall SR8 LM, shtegun me gjatësi e kaloi për kohën 1:32.724 minuta.

Mirëpo, Gazi beson se, sivjet mund të arrijë rezultat edhe më të mirë.

“Grashtica është shteg i dashur për të gjithë ne, e në veçanti për ne që jemi të Prishtinës.

Shpresoj që edhe sivjet të kem rezultat të mirë, madje synimi im është të përmirësoj rekordin që e arrita në vitin e kaluar.

Sigurisht që edhe garuesit tjerë janë shumë cilësorë dhe kanë synimet e tyre, por unë besoj se do të fitoj dhe do të vendos rekord të ri”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat