Hapet audicioni për filmin artistik të metrazhit të gjatë “Zgjoi”

Filma

Hapet audicioni për filmin artistik të metrazhit të gjatë “Zgjoi”

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:28
Pamje nga filmi

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Zgjoi” është në përgatitje për të zgjedhur aktorët që do të bartin rrëfimin e këtij filmi që është bazuar në njeë ngjarje te vërtetë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe flet peër Fahrinë, e cila kërkon burrin e saj të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kjo grua për të mbijetuar dhe për të siguruar mbijetesën për familjen e saj hapë një biznes në një zonë patriarkale, ku ambicia e saj për tu zhvilluar nuk shihet me sy të mireë. Punët bujqësore fillojnë ti ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për të gjetur paqen me bletët, ajo fillon të gjejeë edhe paqen me veten për të jetuar dhe mbijetuar në një situatë të re për të.

Dhe mu për këtë rrefim tash është hapur thirrja për audicion për aktore femra për të gjitha moshat mbi 18 vjet, role keto që kërkohen për dhjetë role që flasin. Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-itë e tyre në [email protected].

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat