Filmi “Anna Karenina”

Filma

Filmi “Anna Karenina”

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 09:37
Anna Karenina

A mund të ketë një histori tjetër që përmban kaq shumë romancë dhe a mund të ketë një histori tjetër që ka një figurë kaq shumë emancipuese fëmërore?

Që kur Tolstoi ngjizi personazhin Anna Karenina, bota do të frymëzohej nga ajo. Pas filmit britanik në 2012, kinemaja ruse së fundmi e ekranizon Historinë e Vronskyt, nga regjisori Karen Shakhnazarov.

Nuk ka asnjëherë një të vërtëtë në dashuri. Nuk dihet nëse është e drejtë të zgjidhet pasioni apo detyra dhe kujt i ngelet gjykimi. Këto janë pyetje të përjetshme.

Anna Karenina bëri zgjidhjen e saj duke i lënë djalin e saj Sergei të rritet me mundimin për të kuptuar pse nëna e tij zgjodhi këtë fat kaq tragjik dhe Kont Vronskyn, duke fajësuar veten edhe tre dekada më vonë.

Duke kuptuar që e shkuara e ka mbërthyer në kthetra të pazgjithshme, regjisori Shakhnazarov në ekranizimin e tij ka marrë historinë origjinale duke e përzierë me kujtimet e luftës të shkrimtarit Veresaev dhe e tregon gjithë historinë nga këndvështrimi i Kont Vronskyt.

Në fushëbetejat e luftës Rusi-Japoni në 1904 ndodh takimi i këtij të fundit me Sergei Karenin, djalin e ish-të dashurës së tij, i cili mbart një urrejtje të zjarrtë për të. Është e lehtë të përfshihesh në spektaklin e performancës së Elisaveta Boyarskaya dhe Max Matveev.

Por kritika ka theksuar se ndërsa ka një ngjitje të fortë mes historisë së Vronskyt dhe asaj origjinale të Ana Kareninës, kjo i shkakton një vetëdëmtim tregimit të historisë nga vetë Vronsky.

Filmi është duke u shfaqur në kinematë shqiptare, duke sjellë edhe njëherë gruan që për dashurinë u hodh në shinat e trenit e që tragjizimi i saj është i dukshëm edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat