Data e realizimit të filmit Star Wars:Episode IX është bërë publike.
Ky film do të jetë në kinema nga data 20 dhjetor 2019 dhe do ta rrumbullakojë trilogjinë aktuale në të cilën luan John Boyega dhe Daisy Ridley.
Lajmi është bërë i ditur në llogarinë e Star Wars në Twitter.
Javën e kaluar, Disney e ka konfirmuar që Colin Trevorrow nuk do ta drejtojë më filmin Star Wars: Episode IX.