Working Title ka njoftuar zyrtarisht që punimet për filmin Johnny English 3 kanë filluar, me në krye David Kerr si regjisor.
Rowan Atkinson do të kthehet në këtë rol si personazhi spiun lolo për herë të parë që prej vitit 2011, kur kishte luajtur në filmin Johnny English Reborn.
Working Titles publikuan një fotografi në Instagram ku treguan se do të japin edhe më shumë risi se ç’do të ndodhë prapa skenave të këtij filmi.