“Rogue One”, mbi 290 milionë dollarë fitime

Filma

“Rogue One”, mbi 290 milionë dollarë fitime

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 18:29
Filmi “Rogue One"

Filmi “Rogue One: A Star Wars Story” vetëm në kinematë amerikane ka arritur të fitojë 155 milionë dollarë, duke shënuar kështu një nga debutimet më të mira në histori të prodhimeve filmike.

Në tërë botën, filmi në fjalë ka fituar 290.5 milionë dollarë.

Filmat nga seria “Star Wars” deri në vitin 2012 kanë qenë krjime të “LucasFilm”, ndërsa nga ai vit, të drejtat mbi këtë seri filmash janë blerë nga “Disney”.

Zyrtarët e kësaj kompanie nuk kanë pritur që filmi “A Rogue One” të arrijë kaq shumë sukses, sidomos për faktin se kjo është historia e parë që nuk ka të bëjë me klanin “Skywalker”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat