Premiera e “Hije”

Filma

Premiera e “Hije”

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 21:40
Filmi “Hije”

Një histori, që ndodh brenda një nate në një qytet të vogël jashtë Tiranës. Një grup me të shkuar kriminale eleminohet brenda natës.

Një prokuror heton mbi çështjen duke pyetur të vetmen dëshmitare që është pjesë e ngjarjeve. 

Gjithçka duket sikur ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie, por e vërteta është një histori hakmarrjeje, e një njeriu që mund të jetë kushdo nga ne. 

“Hije”, filmi me skenar dhe regji të Joti Ejlli, do të vijë në kinema nga 8 dhjetori, transmeton tch.

“Zhanri i thrillerit është ndër më të bukurit për t’u punuar si në skenar dhe xhirim, të jep mundësi të luash me karakteret dhe me harkun kohor. Kisha nevojë për personazhe me peshë, si personazhi i Alfred Trebickës dhe Gent Kanës dhe i kisha pikasur si dy personazhe që plotësonin atë që unë mendoja se do nxirrnin në film. Është një zgjedhje teknike që në skenë të mos ketë më shumë se dy personazhe, por kjo nuk ndikon kundrejt filmit. Filmi rrjedh dhe audienca nuk e percepton”, tregon regjisori Ejlli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat