Filmi vizatimor “Moana” pritet të mbledh 85 milionë dollarë

Filma

Filmi vizatimor “Moana” pritet të mbledh 85 milionë dollarë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 15:43
Filmi "Moana"

Është risia më e fundit e Disney-t dhe në frymën e festës së Falenderimeve këtë fundjave, pritet t’i mbushë plot kinematë amerikane.

Filmi vizatimor “Moana”, me zërin e Dëayne 'The Rock' Johnson mbi figurën e gjysmë-zotit Maui dhe këngë të krijuara nga Lin-Manuel Miranda, i nisi me këmbë të mbarë pushimet pesë ditore të amerikanëve. 2,6 milionë dollarë janë siguruar nga biletat e shitura deri tani e në fund të ditëve festive, paratë e grumbulluara në këtë mënyrë duhet të kapin shifrën e 85 milionë dollarëve.

Ai që shumë e shohin si momentin më intrigues tek historia e Moanes është zbulimi se uji në vendin ku qëndron fisi i saj nis të shterojë dhe toka, dikur pjellore, nuk prodhon më.

Kjo konsiderohet si një metaforë për vetë Hollivudin që vazhdon ta kërkojë frymëzimin tek të njëjtat territore të lodhura e i rikthehet vazhdimisht tematikave të eksploruara tashmë. Rrëfenja e Moanes vjen dhe ajo në një terren mjaft familjar: përpjekje të fokusuara në një qëllim të cilat çojnë pastaj drejt zbulimit të identitetit janë linja standarde për Disney-n.

Edhe pse zyrtarisht nuk është muzikal, filmi i ri vizatimor ka një prirje aq të fortë melodike sa konstaton dhe me krijime të tjera të kompanisë së famshme, të cilat janë të mbushura me këngë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat