Filmi ku luan Rita Ora, vetëm për ata +18!

Filma

Filmi ku luan Rita Ora, vetëm për ata +18!

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:28
Rita Ora

Këngëtarja nga Kosova Rita Ora, ka bërë debutimin e saj në aktrim duke u paraqitur në vazhdimin e filmit kontrovers “50 Shades of Gray”. Dhe filmi i ri i cili tani mban titullin “50 Shades Darker”, nuk do të mund të shikohet nga të rinjtë nën moshën 18-vjeçe apo pa praninë e prindërve, sepse ky projekt është përplot përmbajtje të fuqishme seksuale dhe erotike, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Në të vërtetë, ky film i cili premierën do ta ketë pikërisht më 14 shkurt të vitit të ardhshëm pra në Ditën e të Dashuruarve, as këtë herë nuk do t’i dëshpërojë pritjet e publikut, pasi Dakota Johnson dhe Jamie Dornan sërish do të paraqitet si çifti i cili praktikon lojëra seksuale sado-mazo.

Ndërsa publiku besnik me të drejtë pret që në këtë film të ketë më shumë lakuriqësi dhe gjuhë të pistë. Dhe këngëtarja nga Kosova pritet të ketë një paraqitje të nxehtë, edhe pse nuk do të ketë skena të seksit.

Kritikat për këtë vazhdim janë mjaft pozitive, edhe pse është kritikuar paska përmbajtja tepër eksplicite. Dhe pikërisht kjo përmbajtje do të bëj që në shumë vende, sidomos ato komuniste dhe ato myslimane, ta censurojnë shfaqjen e këtij filmi. Si do që të jetë, numri i atyre që mezi e pret këtë film, është jashtëzakonisht i madh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat