‘Home Sweet Home’ edhe në dy festivale të mëdha

Filma

‘Home Sweet Home’ edhe në dy festivale të mëdha

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 15:08
Filmi ‘Home Sweet Home’

Propozimi i Kosovës për Oscars veçse ka filluar rrugën në festivale botërore. Filmi “Home Sweet Home” përveç që do të shfaqet në Kairo, ai do të jetë në konkurrencën zyrtare edhe në edicionin e 47 të International Film Festival në Indi, duke shënuar kështu premierën aziatike në Goa të Indisë.

Në një njoftim për media thuhet se përveç shfaqjeve që do t’i ketë në Cairo International Film Critics Week dhe në International Film Festival në Indi, ky film në nëntor do të shfaqet edhe në Film Festival Cottbus në Gjermani, ku është në konkurrencë zyrtare për regjisorët debutant.

Sipas revistës të madhe të industrisë së filmit ‘Variety’ (2007) festivali i filmit Cottbus renditet në mesin e 50 festivaleve më të rëndësishme në botë.

Filmi ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari, producent Trim Musliu dhe bashkëproducent Senad Abduli, është i mbështetur nga Qendra Kinematografike  e Kosovës dhe Agjencia e Filmit në Maqedoni. Shumë shpejtë ky film do të filloj promovimin e tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës ku e presin edhe shumë shfaqje speciale të filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat