Filmi “Ferri” shfaqet në Firence

Filma

Filmi “Ferri” shfaqet në Firence

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 19:40
Foto

“Ferri” rikthehet në Firence. Premiera botërore e filmit të bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të Dan Brown, u shfaq në qytetin italian, ku jo rastësisht zhvillohen edhe ngjarjet e tij. Që në titull, analogjia me “Ferrin” e Komedisë Hyjnore të Dantes është i dukshëm.

Tom Hanks rikthehet në rolin e Robert Langdon, në kërkim të zgjidhjes së një tjetër enigme, e cila zbërthehet nga vargjet e Dantes.

Autori thotë se e sjell Danten si një profeci dhe jo si histori, për ta bërë subjektin relevant për lexuesit dhe shikuesit e sotëm, duke hequr paralele mes mbipopullimit dhe çështjeve të tilla si emigracioni apo pakësimi i burimeve natyrore.

“Këta njerëz realizojnë filma të rangut botëror dhe janë aq të thjeshtë. Ndjehem me fat që punoj me ata”, shprehet Dan Brown.

Në Firence, Langdon, së bashku me mjeken Siena Brooks, e interpretuar nga Felicity Jones vihen në ndjekje të një miliarderi i cili kërkon t’i japë zgjidhje mbipopullimit të botës me një epidemi murtaje.

Regjisori Ron Howard theksoi: “Ky film ka të bëjë me zhvendosjen. Një film si “Ferri” dhe romanet e Dan Brown ju transportojnë diku tjetër. Ndaj, çdo element kinematografik, muzika dhe montazhi punojnë për të realizuar këtë, ndaj “Ferri” është një film për ekranin e madh”.

Hanks dhe Howard më parë kanë sjellë së bashku në ekranin e madh romanet e tjera të Brown-it, “Kodin e Da Vinçit” dhe “Engjëj dhe Djaj”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat