Rikthehet “Piratët e Karaibeve” me një tjetër pjesë

Filma

Rikthehet “Piratët e Karaibeve” me një tjetër pjesë

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:00
“Piratët e Karaibeve”

 

Është publikuar traileri i filmit më të ri “Pirates of the Caribbean: Dead Man Tell No Tales” (Piratët e Karaibeve: Njerëzit e vdekur nuk tregojnë përralla), i cili do të prezantohet në vitin 2017.

Ylli i këtij filmi nga Disney, Johnny Depp, apo përndryshe i njohur me rolin e tij si kapiteni Jack Sparrow, duket se ka humbur në det.

Në trailerin e këtij filmi shihet kapiteni Salazar, në rolin e të cilit shfaqet aktori Javier Bardem, duke e kërkuar gjithandej Sparrow.

Ky do të jetë rikthimi në ekranin e madh i Johnny Depp, pas divorcit nga Amber Heard.

Për më shumë shihni trailerin më poshtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat